Gold Ag përkushtohet që i biri të shkoj hapave të tij

Reperi Gold Ag është një ndër artistët më patriot që njohim dhe këtë e ka shfaqur në shumë mënyra.

Në festën e madhe të shqipëtarëve, për Pavarësinë e Shqipërisë, më 28 nëntor të vitit që lamë pas, ai u bë baba për herë të parë i një djali, që i vendosën emrin Gueril.

Dashurinë për atdheun duket se do t’ia mësojë edhe djalit të tij, sepse pak muaj pas lindjes së Guerilit Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë dhe Goldi sigurisht që ka marrë rrugë për në Prekaz, vendlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari.

Në një postim të tij në Instagram ai shihet së bashku me djalin pranë shtatores së Adem Jasharit.

“Urime pavarësia Kosovë” ka shkruar ai. /Kosovarja