Gold Ag-së ia vjedhin këpucët para banesës, ai publikon pamjet e kamerave

Reperi shqiptar, Gold Ag është aktiv me postime në rrjete sociale ku dhe bën reagime të ndryshme.

Së fundmi reperit i ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, të cilën e tregoi vet ai në rrjetin social “Facebook”.

Atij ia kanë vjedhur këpucët para banesës dhe kështu ai i publikoi pamjet në rrjetin social “Facebook”, duke treguar edhe arsyen pse e bëri një veprim të tillë.

“Nuk e kisha postu po le t ‘jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ketë’ vetëm ato”, shkroi ai, gjithashtu reperi shtoi se nëse do ia kishte kërkuar personi në fjalë atletet, do t’ia jepte siç thotë ai “me gjithë dëshirë”./Lajmi.net/