Gold AG shpreh ngushëllime për familjen e Kadri Veselit

Sot ka ndërruar jetë babai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Dhe, shumë fytyra të njohura publike po shprehin ngushëllime për vdekjen e Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Këngëtari, Arian Agushi ka bërë një postim në rrjete sociale derisa ka shkruar: “Allahu të mëshiroftë Fazli Veseli”.

Ndërkohë, në postimin e tij, Gold AG ka zgjedhur të ndajë një imazh të Kadri Veselit me babain e tij derisa shihen në tavolinë duke ngrenë bukë.

Ndryshe, hera e fundit që Veseli kishte pasur mundësinë ta vizitonte babanë ishte në maj të këtij viti, kur babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtrirë në spital./Lajmi