Gold Ag zbulon gjininë dhe emrin e bebit numër dy 

Arian Agushi ose siç njihet me emrin e artit Gold Ag,zbuloi se do të bëhet baba për herë të dytë.

Ai është bërë baba për herë të parë me një djalë dhe sot i ftuar në “Ftesë në pesë ” tregoi se bashkë me gruan e tij presin sërisht një djalë.

 

I pyetur nëse ka gjetur një emër ai tha se po,është një emër që kanë gjetur por ka preferuar ta zbulojë në shtator.

E vetmja gjë që na rrëfeu është se do jetë një emër që lidhet me Guerilin.