Web Analytics

Grabitje në Gjilan, një person kërcënohet me thikë – i merren paratë dhe telefoni

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së një personi në Gjilan.

Rasti ka ndodhur të martën në orët e hershme të mëngjesit.

“Gjilan / 28.05.2024 – 05:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e thikës i ka grabitur para dhe telefonin, dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Nga rubrika