Web Analytics

”Gratë e ish-burrave të mi më kanë inat”/ Ja kush i del në krah Arbana Osmanit, pas fjalëve të Rudinës

Botuar nga: InfoKosova

Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush, bëhet fjalë për partin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuar i Rudina Dembacajt vite më parë.

Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë, përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur :

“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”– ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.

Por duket se partnerja e re e ish-bashkëshortit të saj me të cilin ka dhe një vajzë, Aleksit nuk mendon njësoj për Arbanën.

Ajo së fundmi ka parë filmin “sofia” të realizuar nga Eduart Grishaj ku aktron edhe Arbana Osmani dhe madje e ka vlerësuar e duartoktiur.

“Më në fund një film me vlera”, ka shkruar ajo.

Të FUNDIT