Gratë nuk festojnë, marshojnë dhe hynë në grevë për 8 Mars

Gratë kanë paralajmëruar se në Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Mars, do të marshojnë, pasi vlerësojnë se nuk kanë asgjë për të festuar.

Ato do të kërkojnë drejtësi gjinore dhe shoqërore në Kosovë, duke rezistuar dhe duke e luftuar deri në ç’rrënjosje sistemin patriarkal, i cili thonë se i shtypë dhe i diskriminon çdo ditë.

“Ditën e diel, në ora 12:00 mblidhemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të marshuar për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, për një ndarje më të drejtë të privates dhe publikes, për jetë të dinjitetshme pa sek.si.zëm, shtypje e padrejtësi gjinore, shoqërore dhe ekonomike.

Duke marshuar, kundërshtojmë çdo lloj të padrejtësisë që ushtrohet ndaj grave.

Marshi i paraprinë grevës kolektive të grave me apo pa kontrata pune.

Të dielën hyjmë në grevë për të kundërshtuar diskriminimin që iu bëhet grave.

Hyjmë në grevë dhe refuzojmë çf arëdo pune, të ndërrimit të parë apo të dytë, të papaguar apo të paguar.

Refuzojmë të punojmë edhe të dielave, ditë kjo e cila për gratë nuk është pushim.

Me 8 mars, të bashkuar/a marshojmë, rezistojmë dhe e kundërshtojmë këtë sistem patriarkal i cili është shtypës, i padrejtë dhe poshtërues për qytetaret e qytetarët e republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim në Facebook.