Grenell konfirmon se anulohet takimi i 27 qershorit në Washington

I dërguari i posaçëm i për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për anulimin e udhëtimit në Washington.

E gjithë kjo pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se e mirëkuptojnë vendimin e Hotit, dhe se po punojnë për të caktuar datën e re të takimit.

“Faleminderit, Kryeministri Hoti.

Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin e ri së shpejti”, ka shkruar Grenell.

Më herët, kryeministri Hoti tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i propozim-aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkaq, Hoti gjatë ditës tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i propozim-aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.