Grenell: Trump është i fokusuar të ketë avancim ekonomik për popullin e Kosovës

Ka nisur takimi mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Ambasadori Grenell me këtë rast tha se edhe Trump është i fokusuar të përqendrohet në aspektin ekonomik, për të dyja shtetet, si për Kosovën ashtu edhe Serbinë.

“Presidenti Trump ka qenë i interesuar të fokusohet në aspektin ekonomik.

Të shohim avancim në ekonomi kjo është moto kryesore.

Po mundohemi t’i japim një zhvillim ekonomik popullit të Kosovës, vende të reja të punës.

Të shikojmë të gjitha çështjet që kanë mbetur, do t’i shohim dy qeveritë, për të avancuar me punë, por kjo s’mund të bëhet se ka konflikt, por kemi disa ide që do t’i shtyjmë, shtytje ekonomike dhe veçanti vende pune.

Trump ka qenë i përqendruar, pastaj njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme, dua të filloj të shikoj që Serbia dhe Kosova të avancojë në këtë aspekt”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ndryshe, Thaçi dhe Grenell janë takuar për një darkë pune në një nga restorantet e kryeqytetit./Indeksonline

Darkë pune me ambasadorin Grenell (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 22. Januar 2020