Këngëtarja e njohur shqiptare, Eleni Foureira, së fundmi ka folur hapur për vendin e saj Shqipërinë dhe arsyen se përse i është dashur të largohet prej tij, Eleni ka treguar se është larguar nga Shqipëria mjaft e vogël, ku në atë kohë po zhvillohej lufta civile.
Ajo ndër të tjera ka shprehur vështirësinë për tu largua nga shtëpia për të ikur për në Greqi, ku ka filluar të qajë, pasi ishte e vështirë për të që të largohej nga vendi i saj.
“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç, nga fëmijëria mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile, babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para, ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë.
Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur, nëna ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe pasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim, ishte një heroinë, kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua, ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja”, tregoi këngëtarja./GazetaBlic/