Greta dhe Eni Koçi janë dy nga motrat më të lidhura në showbizin shqiptar.
Karrierën muzikore e nisi e para Greta Koçi, e cila u kthye në fenomenin e viteve 2000 në Shqipëri dhe vite më pas në skenë u shfaq edhe Eni.
Aktualisht motrat Koçi po jetojnë njëra në Vjenë dhe tjetra në Prishtinë, por ajo që të bie në sy janë postimet në Instagram që Greta Koçi i bën nënës së saj.
Videot e saj janë shumë interesante dhe kaq ka mjaftuar që Eni ti shpallë “luftë” Gretës, duke i thënë se dhe ajo ka video shumë interesante të nënës së tyre, ndersa ne mezi po presim të shohim se si do të vijojnë tashmë postimet e motrave Koçi./Kryefjala/