Greta Koçi nuk mund të ishte më e lumtur se kaq: Do bëhem teze!

Pak minuta më parë nëpërmjet këngës “Ama”, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj zbuluan gjininë e fëmijës së tyre të parë dhe ata do të bëhen prindër të një vajze.

Por lumturisht e lumtur ndihet edhe tezja e vogëlushes, Greta Koçi duke postuar në rrjetet sociale këngën e motrës dhe kunatit të saj.

Vet Greta ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj të re e cila ka qenë një dedikim për Eni Koçin, duke e konsideruar motrën e saj të vogël si motrën më të mirë në botë.

Shiko videon: