Gruaja 25 vjeçe gjen prindërit biologjik, ajo ishte kiddnapuar dhe trafikkuar menjëherë pas lindjes

Një grua amerikane që u kiddnapua gjatë lindjes në vendlindjen e saj në Rumani është ribashkuar me familjen e saj pas 25 vitesh.

Belle Barbu lindi në një familje me të ardhura të ulëta në Rumani, të cilëve u tha se ajo kishte probleme me zemrën.

Ata e dërguan nga spitali ndërsa ajo ‘iu nënshtrua mjekimit’ dhe u tha vetëm disa ditë më vonë se vajza e tyre e porsalindur kishte ndërruar jetë.

Por Belle në të vërtetë ishte kiddnapuar dhe dërguar në një jetimore të trafikkimit njerëzor, ku u paguan një shumë e madhe parash për birësimin e saj në Amerikë.

Tani, në moshën 25 vjeçare, ajo është ribashkuar me prindërit e saj biologjikë.

Belle, e cila tani jeton në Uashington u inkurajua nga miqtë e saj që të bënte një test ADN, i cili gjurmoi trashëgiminë e saj në Indi, Izrael dhe pjesë të Evropës.

Një prej miqve të saj, i cili u birësua gjithashtu nga Rumania, ndau rezultatet në një grup në Facebook të krijuar për të ndihmuar fëmijët e birësuar Rumunë të gjenin anëtarët e familjes.

Grupi deri më tani ka pasur më shumë se 500 histori suksesi dhe u deshën vetëm 48 orë për të gjetur familjen biologjike të Belle.

Shiko Videon: