Gruaja e Justin Bieber, një supermodele!

Modelja dhe personazhi i njohur televiziv, Hailey Rhode Bieber, njihet gjithashtu si gruaja e këngëtarit me famë botërore, Justin Bieber.

Ajo është një modele mjaft atraktive dhe e kërkuar nga kompanitë më prestigjoze të modës.

Hailey edhe njëherë e kë dëshmuar se është një supermodele, e këtë e ka bërë me anë të disa fotografive që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku qartë vërehet bukuria dhe format e saj trupore, tipike për një modele.

Kujtojmë që ajo ndër vite ka qenë përfaqësuese e disa nga brendet më të njohura në botë si: Guess, Ralph Lauren dhe Tommy Hilfiger.