Historia e Stines dhe Roza Latit është e mbyllur prej vitesh (që në 2015-n), por u rikthye në vëmendjen e publikut kur ata të dy ishin partnerë në kërcim në “Dance With Me”.
Dyshja kërceu “çiftin simpatik” dhe publiku nisi të flasë sërish për romancën.
Pikërisht të njëjtën këngë ka dëgjuar së fundmi Graciela, partnerja e Stines, që shkruan në Tik Tok se ai ia ka dedikuar pikërisht asaj këtë këngë.
“Të gjithë e dinë se për kë është bërë kjo këngë”, shkruan një komentuese.
“Ti dhe ata ‘të gjithë’ që thua ti, se mendojnë si ty, dini vetëm përrallat e Vera Grabockës dhe portalave.
Kështu që flini nga krahu që keni dëgjuar përralllat“, përgjigjet Graciela.
Më pas, ajo nis të sqarojë të gjithë se kënga është bërë pikërisht për të dhe për asnjë tjetër (Rozën).
“O zemër, e di cili është problemi? Problemi është se ju çfarë shihni dhe dëgjoni, e besoni.
Unë nuk kam çfarë të shoh fare, kam qënë në krahë të bashkëshortit tim në çdo moment për 15 vite rresht.
Pavarësisht uljeve-ngritjeve që ka cdo çift në një lidhje, kam parë mbi të gjitha dashurinë që kemi për njëri-tjetrin.
Sa për informacion, këngë “Çifti Simpatik” është bërë para formatit të kërcimit (ku Stine dhe Roza morën pjesë).
Tani ju besoni dhe flisni çfarë shihni në portale, ndërsa unë kam fakte.
Të gjithë datat e projeteve në PC në studio“, shkruan Graciela.
Shiko videon dhe foton:
@grazia__official #ciftisimpatik #StineGrazia #truelove #infinitlove #beautifulcouple #showbizishqiptar #tiktokalbania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #tiktokviral #graziaofficial #stinerecords #viralvideo #fyp #artistetshqiptar @Stine @Stine