Gruaja nga Prishtina e lajmëron në polici ish-burrin: Ma zuri gishtin me derë

Gjatë ditës së djeshme një grua ka njoftuar policinë e Kosovës, se ish-bashkëshorti i saj me të cilin është ndarë që një vit i ka lënduar gishtin e dorës me derën e shtëpisë.

Ajo ka treguar se gjatë kohës që ka qenë duke i marr fëmijët në vikend, ish-bashkëshorti i ka lënduar gishtin e dorës me derën e shtëpisë, po ashtu ajo ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 08.05.2021-10:00.

Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj me të cilin është e ndarë qe një vit, gjersa ka qenë duke i marr fëmijët në vikend ia ka lënduar gishtin e dorës ankueses me derën e shtëpisë. Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.