Gruaja shfaqi simptoma të lehta, kryeministri i Kanadasë në vetëkarantinë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është duke u izoluar në lidhje me rrezikun e koronavirusit, konfirmoi zyra e tij.

Gruaja e tij, Sophie Gregoire-Trudeau, filloi të tregojë simptoma të buta të sëmundjes vonë të Mërkurën pas një vizite që pati në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo po testohet për virusin dhe sëbashku me Justin Trudeau po qëndrojnë në shtëpi derisa të marrin rezultatet e testeve.

Kryeministri nuk ka shfaqur asnjë simptomë deri më tani.