Gruas së Ermal Fejzullahut i hakohet Instagrami, ky është reagimi i saj

Ariana Fejzullahu, gruaja e Ermalit është e njohur për stilin e veçantë që ajo ka.

Ajo në të njëjtën kohë njihet edhe për jetën e saj luksozë, ku nuk i mungojnë veshjet firmato në çdo paraqitje.

Përveç kësaj ajo ka kohë që ka hapur biznesin e saj i cili është një markë veshje.

E kjo markë titullohet “Anna” dhe ka pasur edhe llogari në rrjetet sociale.

Ndërsa kjo faqe sot është hakuar, e këtë e ka bërë të ditur vet Ariana, permes një njoftimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Faqja jonë annafashion for you është hack dhe po mundohemi ta rikthejmë llogarinë tone, ne do t ju informojmë nëse do te hapim një llogari te re, faleminderit për mirëkuptim”, ishte reagimi i Arianës.

Ndryshe, Ariana e Ermali tash e sa kohë janë të martuar dhe janë prindër të katër fëmijëve.

Në anën tjetër, Ermali është duke vazhduar që të jetë aktiv në muzikë me projekte të reja muzikore dhe koncerte.

shiko postimin: