Web Analytics
BallinaUncategorizedGymysh i jep fund beqarisë, detajet e martesës private me biznesmenin e...

Gymysh i jep fund beqarisë, detajet e martesës private me biznesmenin e famshëm

Aktorja e njohur Songül Öden i ka dhënë fund beqarisë sot.

Por ende asgjë nuk është zbuluar nga mediat turke, për shkak se ceremonia ka qenë shumë private.

Aktorja bukuroshe Songül Öden ka lidhur kurorë sot me Arman Bıçakçı, pas 3-vjetësh së bashku.

Siç raportojnë mediat turke, Songül Öden dhe Arman Bıçakçı do të uleshin në tryezën e martesës këtë të hënë, më 27 korrik.

Por gjithçka në prani të një rrethi shumë të ngushtë njerëzish.

“Hürriyet” shkruan se aktorja e njohur dhe nipi i dizajnerit të famshëm të bizhuterive, Sevan Bıçakçı, do ta organizojnë ceremoninë e ngushtë në shtëpinë e Arman Bıçakçı, pa të ftuar të tjerë veç familjes së ngushtë, për shkak të pandemisë.

Familjarët e ngushtë të të dy familjeve janë gjithsej 20.

Ceremonia e vërtetë e martesës do të organizohet pas pandemisë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit