Ha sfungjer qysh 5 vjeçe: Nuk rezistoj dot

Ka nga ata që shijojnë picat ashtu sikundër ka të tjerë që nuk rezistojnë dot ndaj ëmbëlsirave.

Por Rosie Skinner, një studente angleze 19 vjeçare ka një varësi të pazakontë, ajo ha sfungjerët e banjës.

“Jam e fiksuar pas tyre, nuk i’u rezistoj dot.

E bëj diçka të tillë qysh kur isha 5 vjeçe”, thotë 19 vjeçarja.

Rosie, me banim në Epsom të Anglisë, pëlqen që ti copëtojë sfungjerët në pjesë të vogla duke i shijuar dalëngadalë.

“Kur jam e stresuar qetësohem vetëm duke ngrënë sfungjer.

Në moshën 13 vjeçare u shtrova në spital prej dhimbjeve të stomakut.

Mjekët gjetën një top sfungjeri në barkun tim”, thotë ajo.

Por kur vajza iu shpjegoi mjekëve pasionin e saj për sfungjerët, ata i kërkuan që të ndalonte diçka të tillë, por ajo thotë se nuk shkëputet dot prej tyre.

19 vjeçarja tregon se pavarësisht tentativave që ka bërë për të ndërprerë ngrënien e tyre nuk ia del dot, por se qysh pas shtrimit në spital, i përtyp sfungjerët dhe i nxjerr më pas.