Web Analytics
BallinaSHOWBIZHabisin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, publikojnë fotografi të përbashkët duke luajtur...

Habisin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, publikojnë fotografi të përbashkët duke luajtur shah

Kanë një jetë që rivalizojnë njëri-tjetrin në fushën e gjelbër, por jashtë saj duket se kanë gjetur mirëkuptimin në bashkëpunimin profesional.

Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, janë bërë bashkë së fundmi duke pozuar në një fotografi, e cila është shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Fotografia në fjalë i shfaq dyshen duke luajtur një lojë shahu, mbi një valixhe të markës “Louis Vuitton”.

Vet marka e cila ka arritur t’i ketë dy rivalët e futbollit në një reklamë të vetme, e publikoi gjithashtu fotografinë e shumëpërfolur, duke shpjeguar edhe konceptin e kampanjës.

“Fitorja është një gjendje shpirtërore. Cristiano dhe Leo Messi të fotografuar nga Annie Leibovitz për ‘Louis Vuitton’.

Përveç një tradite të gjatë të krijimit të trungjeve për trofetë sportivë më të lakmuar në botë, ‘Maison’ feston sot dy nga futbollistët më të talentuar në botë”, shkrua Louis Vuitton në mbishkrimin e fotografisë.

Dy futbollistët e famshëm do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror që fillon nesër (e diel), duke luajtur për kombëtaret e tyre përkatëse, Ronaldo për Portugalinë dhe Messi për Argjentinën.

Nëse njëra nga kombëtaret e tyre arrin të fitojë Kupën e Botës që sivjet mbahet në Katar, atëherë njëri prej tyre do të arrinte që të thyente rekordin për fitimin e të gjithë kupave në histori të futbollit. /Telegrafi/

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit