Web Analytics
BallinaSHOWBIZHabit Big Mama: Jam beqare dhe meshkujt friksohen nga unë pas...

Habit Big Mama: Jam beqare dhe meshkujt friksohen nga unë pas…

Në spektaklin “Zemër Luana” përveç lojërave, surprizave, këngëve e valleve, nuk mund të mungonin dhe deklaratat e bujshme.

Një prej tyre ishte ajo e këngëtares Big Mama e cila ishte e ftuar në program. Big Mama ishte e përfshirë në një lojë ku përballë kishte këngëtaren Poni dhe secila do duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë më titujt e këngëve të tyre.

“S’e duroj”, titullohet kënga e Big Mamës, ku prej të cilës këngëtares iu drejtua ky dënim: “Na thuaj sot emrat e tre personazheve të njohur të showbizit që thjesht nuk i duron dot më!”

Këngëtarja u shpreh që personi të cilin ajo nuk duron dot është Antonela Berisha, por sipas saj ajo nuk mund ta quante atë artiste pasi s’mund ta krahasonte atë me artistët sepse i ofendon nëse do e quante me atë titull.

Duke folur për “Pardon my French”, këngëtarja zbuloi se për momentin është beqare dhe nuk i kurseu as shakatë duke thënë se pas debatit që pati në BBV, meshkujt “e kanë frikë”. “Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë.”- tha ajo.

Për sa i përket eksperiencës në Big Brother ajo tregoi se nëse do të kishte hyrë që në nisje të programit do të ishte fituese. Ndërsa shtoi se i ka ngelur peng fakti që nuk ka qenë në shtëpi kur ishte edhe Kledi Hysa./panorama

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit