Web Analytics
BallinaSHOWBIZHabiti Mihrija: Nuk kam pasur kurrë dhimbje koke, nuk e di se...

Habiti Mihrija: Nuk kam pasur kurrë dhimbje koke, nuk e di se si është

Në emisionin “Aldo Morning Show”, ka telefonuar këngëtarja e njohur Mihrije Braha e cila ka folur mbi temën “Robi plaket kur do vetë”.

Ajo ka folur dhe për veten e saj, ku ruan freskinë dhe bukurinë si të ishte një vajzë e re, sipas Mihrijes jeta që bën dhe mënyra se si e jeton është një plus për të, madje ajo ka treguar se nuk e ka provuar kurrë ndjesinë e dhimbjes së kokës.

“Mënyra se si e bëj jetesën, si e jetoj mendon se është një plus.

Flej mirë, mendoj vetëm gjëra të bukura dhe mendja ime, sytë e mir, veshët e mi e duan vetëm të mirën dhe anën e errët dhe negative, jo që nuk e dua, po nuk ma pranon as syri, as veshi dhe as mendja Kështu që nuk e ngarkoj veten me gjëra që nuk ia vlen dhe nuk kam dhimbje koke asnjë herë.

A ke dëgjuar ndonjëherë që njeriut të mos e dhembë koka asnjëherë, unë nuk e di si është të jetë njeriu me dhimbje koke.

Mandej e kam dhe pjesën e bukur të jetës që e kam gjithmonë Naimin në krah dhe nuk ma prish disponimin”, është shprehur Mihrije Braha./Xing/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit