Hajni që njihet nga gjithë bota pranon se e ka vjedhur Kim Kardashian

Një superyll ndërkombëtar, pesë gjyshër hajdutë dhe sende të vjedhura me vlerë 9 milionë euro.

Katër vite pas grabitjes spektakolare, një 67-vjeçar që pret të dalë në gjyq për vjedhjen e yllit të reality-Kim Kardashian, tregon gjithçka në një libër, duke sjellë historinë e jetës së tij deri në përfshirjen në grabitje.

“Gjithçka shkoi mirë”, thotë Yunice Abbas që ishte një nga 12 të arrestuarit për grabitjen e argjendarive të Kardashian në rezidencën luksoze ku ajo qëndronte.

Ashtu siç e tregon edhe titulli i librit të tij, Unë grabita Kim Kardashian, Abbas nuk ka ndër mend të kundërshtojë akuzat në gjyqin që prokurorët shpresojnë të fillojë këtë vit.

Ajo ishte grabitja më e madhe e një individi në Francë, në dy dekada, me hajdutët që morën sende me vlerë prej afro 9 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe e tyre nuk u gjetën kurrë.

Policia mundi të shpëtonte vetëm një kryq me një diamant në mes, që i kishte rënë Abbas ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes.

“Juria do të japë një vendim dhe do ta bëjë këtë duke u bazuar nga ajo që u është ofruar atyre në gjykatë.

Por, 50 histori të ndryshme janë rrëfyer për këtë, ndaj unë doja të tregoja të vërtetën time, atë që unë kam jetuar – thotë Abbas për AFP.

Ai ishte një nga pesë personat e moshës nga 60-72 vjeç, që u quajtën edhe gjyshërit grabitës nga shtypi, që hynë në apartamentin e Kim Kardashian rreth orës 2.30 minuta të 3 tetorit 2016.

Ylli më pas i tha policisë se grabitësit, i kishin lidhur duart asaj dhe e kishin hedhur në vaskë./express