Haki Abazi thotë se Kryeministri i përgjigjet vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t`u takuar me presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij, në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm Kuvendit.

“E para, takimet duhet të kenë axhendë, qëllim dhe arësye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka.

Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeminister i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit”, ka shkruar Abazi.