Haki Abazi thotë se po tentohet kontrabandimi i Qeverisë së re

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, po thotë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është munduar që ta kontrabandojë kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollin, për t’i arritur numrat në mënyrë që ta votojë Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

Sipas Abazit, Thaçi po e bën këtë me idenë që dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga ai.

Ndërkaq ai ka përmendur edhe përvjetorin e të pagjeturve, duke thënë se qeveria jolegjitime po formohet me ndihmën e Listës Serbe në ditët e këtij përvjetori.

“Duke thyer çdo ligj e normë në kohë pandemie, tenton të kontrabandojë Pacollin në Kosovë për të arritur numrat.

Qeveria legjitime rrëzohet në ditët e përvjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s, ndërsa qeverinë jolegjitime duan ta formojnë me Listën Serbe në ditët e përvjetorit të të humburve në Luftë.

30 Prill në ora 16:00 Thaçi lëshon dekretin, kur gjykata kushtetuese është e mbyllur, ndërsa dita e Premte është ditë pushimi per festën e 1 Majit.

Kontrabandim i qeverisë jolegjitime të shtunën”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi po thotë se Thaçi e ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër të Kosovës, në kohën kur Gjykata Kushtetuese është e mbyllur, ndërkaq e premta është ditë pushimi, e të shtunën është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës.

“30 Prill në ora 16:00 Thaçi lëshon dekretin, kur gjykata kushtetuese është e mbyllur, ndërsa dita e Premte është ditë pushimi per festën e 1 Majit.

Kontrabandim i qeverisë jolegjitime të shtunën! Çka nuk është e qartë këtu?!

Shkelja e kushtetutës është akt dhune, ndërsa ndarja e teritorit të Kosovës është akt lufte dhe përdhunim i sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së vendit”, ka shkruar Abazi.