Hakmarrje e rëndë! Ish-e dashura zbulon partnerin që mori mijëra euro me mashtrim

Një djalë që mashtroi se u helmua me ushqimin e hotelit është detyruar të kthejë paratë e dëmshpërblimit.

Liam Royle ishte me pushime në Qipro kur tha se kishte diarre për disa ditë me radhë, prandaj përfitoi 7 mijë euro.

Ngjarja ndodhi në gushtin e vitit 2015, ndërsa e vërteta është zbuluar sot nga ish-e dashura e tij.

Ajo publikoi videon ku 23-vjecari kërcente ‘Gangam Style’ dhe shëndeti i tij ishte më mirë se kurrë.

Më pas u shfaq në gjyq me fakte, fotografi e video për të zbuluar mashtrimin.

Shiko Videon: