Halil Matoshi nuk e përjashton mundësinë që Haradinaj ta merr Presidencën

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të kësaj partie, e kjo po konsiderohet edhe si sinjal, që ai po pretendon të bëhet president, e për këtë ka folur këshilltari politik i Haradinajt, Halil Matoshi.

Këshilltari politik i Kryeministrit në largim, Halil Matoshi, ka thënë se Haradinaj do të jetë në shërbim të vendit sa herë që kjo t’i kërkohet, duke mos përjashtuar mundësinë që pas një marrëveshje me LDK’në, Presidencën ta merr Haradinaj.

“Kryemistri Haradianj është në shërbim të vendit kur i kërkohet dhe aty ku kërkohet, ai edhe do të jetë”, ka thënë Mtoshi për Gazetën Metro.

I pyetur për mundësinë nëse Haradinaj, mund të bëhet President, Matoshi ka thënë se kjo varët edhe nga Presidenti aktual, nëse do t’ia delegoj mandatarin subjektit të dytë, që do t’ia mundësonte ta krijoj Qeverinë.

“Mirëpo fituesi i zgjedhjeve ka përgjegjësi ta implementojë rezultatin zgjedhor.

Pastaj varet nga Presidenti aktual nëse sërish ia jep mandatin fituesit relativ apo provon me forcat tjera politike”, ka thënë Matoshi.

Matoshi ka thënë se ekziston mundësia që lideri i LDK’së të bëhet Kryeministër edhe me votat e AAK’së, atëherë pas një viti Haradinaj në marrëveshje me LDK’në, do ta merrte Presidencën.

“Lideri i LDK-së me këtë konstelacion mund të bëhet Kryeministër, edhe me votën e AAK-së, nëse do të arrihej marrëveshje që Haradinaj pas një viti të merrte Presidencën!”, ka thënë ndër të tjera Matoshi./gazetametro.net