Haliti thotë se është mirë që Specialja ka thirrur shumë persona

Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, në emisionin “Desku” në KTV ka thënë se është mirë që Gjykata Speciale ka thirrur shumë persona.

Gjatë qershorit Dhomat e Specializuara do të bëjnë pesë vjet, dhe pritet që në muajt e ardhshëm të fillojë me aktak.uzat.

Ai thotë se nuk ka ndonjë iniciativë për shpërbërjen e Speciales, megjithatë ai thotë se për një gjë të tillë ishte kundër në herën e parë.

“Se di, nuk kam ndonjë informatë se a ka ndonjë iniciativë.

Herën e parë kamë qenë kundër që të shpërbëhet ajo.

Unë e kam votuar Gjykatën Speciale sepse kemi nevojë me e ditë se çfarë kemi qenë dhe kush çfarë ka bërë.

Shumica absolute e ka pasë një motiv, me e dhënë edhe jetën për lirinë, për shtetin dhe me ju garantuar fëmijëve shtetin.

Kështu mendoj se kanë qenë shumica.

Skam votuar për Gjykatën jashtë Kosovës, dhe kjo nuk mendoj se mund të ndalet, por skam dëgjuar ndonjë gjë”, ka thënë Haliti.

Ai nuk ka treguar nëse ka marrë ftesë apo jo, duke thënë se ajo është personale.

“Është personale, nuk është ky problem kush ka marrë ftesa.

Gjykata ka bërë mirë që ka thirrë shumë persona, sepse është krijuar një opinion më shumë nga mediumet dhe grupet ekstremiste me shigjeta të drejtuara nga individë të caktuar pa ditur asgjë për ta.

Është bërë mirë që janë ftuar 200-300 qind.

Po besoj se do të jenë më të saktë në vlerësimin e veprimit të secilit individ.

Ne jemi duke pritur që 20 vjet, që kanë thënë se këtë muaj po e marin X, e këtë muaj Y”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për dy fondet që ishin mbledhur në ndihmë të UÇK-së, para dhe gjatë periudhës së luf.tës.

E për këtë thotë se ka edhe gjëra të shkruara, e disa do t’i shkruajë.

“Vetëm e kam kundërshtuar Qunin për një pasaktësi, nuk e kam sul.muar pse ka folë.

Në një pjesë ai ka gënjyer.

Kanë qenë dy fonde.

Fondi i Qeverisë së Kosovës ku thuhet se kanë qarkulluar rreth 1 miliard, kurse ai Vendlindja Thërret ishte i lodhtë, janë grumbulluar mjetet në Zvidër, Gjermani, Belgjikë etj.

E në krye të këtij fundit nga 97 ka qenë Jashar Salihi, e një kohë shef është caktuar Mujë Rugova dhe fatkeqësisht nuk ka funksionuar si fond i centralizuar”, ka thënë Haliti.

Sipas tij ka letra dhe ka mekanizma për t’u marrë me këtë çështje.

Haliti më tutje ka folur edhe për Gjykatat, ku thotë se ka një ndikim politika në Kosovë mbi gjyqësorin.

“Ndikimi i pushtetit, s’kisha me thënë se s’ka ndikim (mbi gjyqësorin).

Problemi është se ne duhet të punojmë me krijuar institucione të pavarura.

Të gjithë gjyqtarët kanë shkuar ndërmjet dy proceseve.

Janë votuar në Kuvend, dhe janë futur në një testim dhe janë kthyer krejt.

Sa është i përgjegjshëm dhe sa i është i aftë ei pavarur ne po e shohim.

Ju keni dëgjuar deklarata të Qeverisë që iu kemi rritur rrogat.

A u ke rritur rrogat gjyqtarëve që të kenë priivilegje deri në vde.kje për të të mbrojtur ty apo vërtet i ke të pavarur.

Pse s’ka performancë për gjyqtarët.

Nëse në dy apo tri aktgjykime nuk je i saktë.

E drejta e tij që e ka pësuar është me gjykuar dhe kjo nuk ndodhë”, ka thënë Haliti.

Fajtor për këtë, sipas tij, është mentaliteti dhe sistemi.

“Ne e dimë se kush mundet me u korruptuar në Kosovë.

Piramida nuk duhet të korruptohet, nëse ajo nuk është e korruptuar nuk ka mundësi të korruptohen të tjerët”, ka thënë ai.

Tutje ai ka folur edhe për përplasjen me deputetin e LDK-së, Arben Gashin, ku thotë se ai e kishte sharë.

“Arben Gashi më ka sharë nënën pesë herë, ju nuk e keni dëgjuar.

Por, unë nuk e kam sul.muar por kam rrëshqitur.

Unë jam përpjekë që kur e kam drejtuar parlamentin jam munduar me qenë i barabartë.

Ka shumë nevojë me e rregulluar rregulloren e Kuvendit.

Ai ka qenë një defekt emocional i Arbenit, por nëna ime nuk i ka pasur asnjë borxh”, ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se si PDK janë duke punuar fort, edhe me të rinjtë edhe me të vjetrin, duke theksuar se janë një parti e re.

Në “Desku” ai e ka sqaruar deklaratën e tij kur kishte thënë se “të gjithë i kanë nga 2-3 milionë euro”.

“Nuk kam thënë se në konto i kemi 2-3 milionë euro.

Unë kam një pasuri ta quaj, nëse është pasuri, tokën që më ka lënë baba dhe shtëpinë dhe me motëra dhe vëllezër i kemi nja 20 rroga në Zvicër.

Por, pasurinë e vlerësoj sa dua unë, ndoshta e vlerësoj 3 milionë por ndokush ndoshta s’e blenë as për 200 mijë.

Mendoj se ne kemi të gjithë prona.

S’po them se i kemi të gjithë nga 2-3 milionë, por uroj që të mos ketë të papunë dhe të ketë kushte më të mira”, ka thënë Haliti./Koha.net