Këngëtarja Shyhrete Behluli është ndër më të dashurat këngëtare të muzikës popullore, shkruan “InfoKosova”.
Kësaj radhe është emocionuar shumë Shyhretja, për të është shkruar një poezi mjaftë e bukur nga halla e saj siç e quan Behluli.
Është një poete nga i njëjti fshat që vjen edhe Shyhretja, pra nga Mushtishti, ajo quhet Rrushe Behluli Sadiku.
Ndërsa në vargjet e saj e ka bërë protagoniste këngëtaren Shyhrete Behluli, ku kjo e fundit është emocionuar shumë dhe këtë emocion e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Poezia thotë:
Legjendës së Mushtishtit (Shyhrete Behlulit)
I
Tuj pushu nën hije t’blinit
Flladi m’sjell një zë t’bilbilit
Kush shëron plagën e shpirtit
Veç Legjenda e Mushtishtit
II
Me të, dita fillon mbarë
Në çdo vend ku ka shqiptarë
Kënaqësinë na e dha sot
Përgjithmonë, bekoje Zot
III
Të gjithë brezat pa dallim
Për të janë, plotë admirim
S;e ndal dot ,,”DASMËN” e jetës
Vetëm famën lë pas vetes
IV
Mbi të s’bjen, as terri i natës
Ajo i jep ndriçim dhe flakës
Meteor në qiell t’pa anë
Me këngë ëmbëlsonë dynjanë
Rrushe Behluli-Sadiku 06.12.2019 Prishtinë
Si ju duket juve kjo poezi e hallës së Shyhretes?/InfoKosova/