Haradinaj-Hotit: Nëse nuk i beson Selim Selimit as unë nuk të besojë ty

I ashpër ka qenë Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së duke kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë.

Ai ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksander Vuciq.

“Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksander Vuciqit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimi”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se është kundër që Kosova të shkoj në një dialog të tillë çfarë po e bën Bruskeli zyrtar, duke këshilluar kështu Hotin që të bëj një kthim prapa në këtë proces.

Akuzat e Haradinajt shkuan edhe më tej, duke thënë se Kosovës i ka humbur vite të shumta presidenti Hashim Thaçi në këtë proces dhe se të njëjtë po e bën edhe Hoti bashkë me LDK-në.

Haradinaj ka thënë po ashtu se për emërimin e Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialogun me Serbinë, nuk kishte ditur asgjë më parë para se të bëj publike në medie./IndeksOnline