Haradinaj: Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se ndihet i shqetësuar ndaj sumeve që po iu bëhen gazetarëve e mediave nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira.

Sipas tij, shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

“Janë tejet shqetësuese sumet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme.

Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të  demokracisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/