E premte, 4 Tetor, 2024
17.2 C
Pristina

Haradinaj me disa premtime për ushtarët: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se një numër i madh i ushtarëve e kanë lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në vitin 2023 dhe 2024.

Sipas Haradinajt, kjo gjendje është alarmante, derisa ka premtuar se do të ndryshon gjendjen e tyre.

“Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen. Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024. Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë”, thotë ai.

Tutje, ai a ka shkruar se “edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht”.

“Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018. Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty”.

Duke premtuar kushte më të mira për ushtarët, Haradinaj u shpreh se paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.

“Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”./Telegrafi/

Nga Rubrika