Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti humbi kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtarë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës prej 100 % për lëndën e parë.

Haradinaj tha se me këtë Kurti ka humbur kredibilitetin tek parterët ndërkombëtar.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën!

Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill.

Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja.

Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp “- tha Haradinaj.

Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Freitag, 20. März 2020