Haradinaj: Në qeverinë e re mendoj se duhet të jetë edhe Vetëvendosje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka treguar preferencat e tij nëse rrëzohet Qeveria Kurti.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka synim të marrë ndonjë pozitë në qeverinë e ardhshme pas rrëzimit të Kurtit.

“Qeveria e ardhshme duhet të jetë qeveri e përfaqësimit dhe unitetit, dhe

I pari i AAK-së thotë se Kurti dhe Osmani kanë zhvleftësuar taksën duke i hapur rrugë Hashim Thaçit për dialog.

Haradinaj thotë se opozita nuk ka ndonjë meritë për rrëzimin e qeverisë, pasi ajo u rrëzua vetë.

“Mendoj se të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme deri në zgjedhjet e reja përfshirë edhe Vetëvendosjen”.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se me largimin e taksës sot, nuk kishte si mos ta mbështeste mocionin e LDK-së.

“Albin Kurtit nuk i ka mbetur më asgjë pos të kthej Agim Veliun në krye të MPB-së…

Po spekulohet meqë Kurti e hoqi taksën sipas kërkesës së LDK-së, ka mbetur edhe kushti tjetër për kthimin e Agim Veliut”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Ne momentin që krijohen kushtet të përgatisë vendin për zgjedhjet e reja”.