Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë qeveri ku flitet për ndarjen e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk merr pjesë në asnjë Qeveri ku flitet për ndarjen e Kosovës.

Ndonëse, ai sot ka biseduar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilit i ka thënë se partia e tij do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisw Kurti.

“Nuk marrë pjesë në asnjë qeveri ku flitet për ndarjen e vendit tem, apo korrigjim të kufijve”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Ai ka thënë se këtë qëndrim ia ka thënë sot edhe kryetarit Isa Mustafa.

“U siguruam që të garantohemi që të mos ketë ndarje të Kosovës.

U siguruam që Kosova të mos jetë temë diskutimi për territore, korrigjimi e kështu.

Një kontratë për njohje është e nevojshme”, tha Haradinaj.

Ai tha se taksa duhet të shfrytëzohet për kontratën e njohjes së ndërsjellë për njohje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Taksën duhet me ndërlidhë me një kontratë për njohje, me një garancë që çështja e territoreve, ndarjeve, nuk do të jetë në tavolinë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se pas votimit të mosbesimit nevojitet një qeveri e unitetit.

“Nevojitet qeveri uniteti, nuk është kjo kohë për përçarje”, theksoi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë momenti që të provokohen konflikte politike sikur këto të fundit, që po çojnë në rrëzimin e Qeverisë.