Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka komentuar bisedimet që po zhvillohen mes LV-LDK për koalicion dhe për mundësinë që AAK-ja të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijim të qeverisë së re.
Haradinaj po ashtu ka thënë se deri tani nuk ka marr asnjë ftesë për tu takuar nga dikush prej Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sa i përket LDK dhe LV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktu kërkush prej Vetëvendosjes në radhë të parë, nuk e dijmë çka është duke ndodhur saktësisht, nuk kemi qenë palë nuk e dijmë procesin, e kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë me kriju institucione”, ka deklaruar Haradinaj.