Harron çantën me 95 mijë euro në restorant, ia kthejnë pa i marrë asnjë cent

Pushimet e këtij dimri mund të kishin qënë ato ndër më të këqijat në jetën e një biznesmeni nga Latina.

Pasi konsumoi diçka në një restorant, biznesmeni u largua për të harruar aty një çantë që përmbante rreth 95 mijë euro.

Megjithatë, punonjësit e barit e pikasën dhe kontrolluan menjëherë për të gjetur poseduesin e tyre.

Pas kontrolleve u gjet edhe pronari i saj, të cilën e lajmëruan menjëherë.

Por surpriza ishte e madhe kur panë që të gjitha paratë ishin në çantë.

“Motra ime e gjeti atë në një tryezë jashtë restorantit dhe si zakonisht e vendosim atë pas banakut duke pritur që dikush të vijë e ta kërkojë.

Por teksa askush nuk erdhi që ta tërhiqte, ne e hapëm duke kërkuar gjurmë për të gjetur pronarin.

Aty ndodheshin shumë para.

Rreth 15 mijë euro kesh, letra me vlerë, çeqe dhe kuponë karburanti.

Kur ai u shfaq ne i thamë që të ketë kujdes me ato para,” thotë Amedeo, pronari i barit.