Hasani: S’kemi gjendje të jashtëzakonshme, ndalimi i Qeverisë është shkelje kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka thënë se masat e paralajmëruara të qeverisë, do të duhej të hynin në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme.

“S’kemi gjendje të jashtëzakonshme, ndalimi është shkelje kushtetuese”, ka thënë Hasani në t7.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar vendimin për orë policore, e cila bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në rast se ende nuk është shpallur Gjendja e Jashtëzakonshme.