Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke qëndruar në Paris me ftesë të presidentit të këtij vendi Emmanuel Macron me rastin e shënimit të 100 vjetorit të shënimit të armëpushimit mes Gjermanisë dhe Francës.

Pak më parë presidenti është pritur nga Macron nga pallatin Elise.

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar që Parisi është qendër e mirëpritjes së liderëve nga tërë bota.

“Pallati Elysee në Paris sot është qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Shënimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes”, ka shkruar ai.

Mediet nuk kanë të drejtë të qëndrojnë afër kësaj ngjarjeje, por zhvillimin e ceremonisë po e përcjellin vetëm përmes sinjalit të televizionit publik francez TF1, FRANCE 2 dhe agjencioni i lajmeve AP.

Më shumë se 60 krerë shtetëror do të qëndrojnë në Paris për të marrë pjesë në ngjarjet, që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur.

Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete.

Lufta çoi në ridizajnimin e hartës së Evropës, duke bërë që të bie perandoria astro-hungareze, ajo otomane dhe ruse.

Loading...