Haxhi Krasniqi trondit me deklaratën, akuzon rivalët: Më mposhtët ilegalisht

Boksieri i mirënjohur kosovar, pretendon se është dëmtuar në disa raste kur i ka humbur meçet e tij.

Krasniqi thotë se kundërshtarët e tij thellë në zemër e dinë se akoma nuk e kanë mposhtur.

Ai më parë është shpallur kampion i botës në kategorinë super të mesme.

Ky është reagimi i Kraniqit në faqen zyrtare në Facebook:

“Unë vërtetë i kam humbur disa duele të boksit, ndër të tjera edhe për shkak se palë të treta iu kanë ndihmuar kundërshtarëve të mijë në mënyrë të jashtligjshme, por thellë në zemër akoma nuk më ka mposhtur askush dhe as nuk do më mposht.

Ata që tani e ndiejnë vetën të përmendur, do të pësojnë gjithnjë ndaj meje, këtë ua premtoj, sinqerisht“.

Nga 55 meçet zyrtare që i ka shkruar në karrierën e tij si boksier profesionist, Krasniqi i ka fituar 49, 17 prej të cilave me nokaut, ndërsa i ka pësuar gjashtë disfata, njërën me nokaut.

Në karrierë, Krasniqi ka pësuar disfata kundër Sven Haselhuhn, Adrian Cerneaga, Nathan Cleverly, Jürgen Brähmer, Arthur Abraham dhe Stefan Härtel.