Web Analytics
BallinaHaxhiu i kundërpërgjigjet Abelard Tahirit: Për keqardhje kush ka qenë ministër i...

Haxhiu i kundërpërgjigjet Abelard Tahirit: Për keqardhje kush ka qenë ministër i Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur sot ish ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, aktualisht shef i Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me kritikat për Vettingun.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se Abelard Tahiri paska gjet kohë me fol për Vettingun dhe presidenten, ndërsa sipas saj është për keqardhje që i njëjti ka qenë ministër i Drejtësisë.

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

Ish Ministri i Drejtësisë Tahiri, paska gjet kohë me i thënë disa fjalë për Vetingun dhe Presidenten.

Realisht kur lexon atë që ka shkruar, është për keqardhje që i njëjti, ka qenë Ministër i Drejtësisë.

Nëse lexohet Koncept-dokumenti për Vetingun (që dyshoj të jetë lexuar nga Tahiri), vërehet qartë rruga që do të ndiqet për zhvillimin e procesit të Vetingut, duke mundësuar një verifikim të tërësishëm të subjekteve të vetingut dhe duke ndërtuar mekanizma të cilët bëjnë verifikimin/vlerësimin e vazhdueshëm të tyre.

Dhe kjo ka ardhur, pasi mekanizmat ekzistues që përmend Tahiri, kanë dështuar dhe për këtë mbahet përgjegjës edhe Tahiri.

Nëse këta mekanizma llogaridhënës që përmend do të ishin efikas tash e shumë vjet, nuk do të kishim fare nevojë për Veting.

Në Ministri të Drejtësisë, çdo ditë identifikojmë të metat e Tahirit, dhe është për keqardhje të jesh Ministër i Drejtësisë dhe të mos mbahesh në mend qoftë edhe për një punë të mirë.

Përndryshe ne do të vazhdojmë punën e mirë që kemi nisur drejt materializimit dhe finalizimit të procesit të vetingut, duke ndjekur rekomandimet e këtij Koncept Dokumenti dhe gjithashtu, duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë ata që e duan shtetin e së drejtës!. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit