Haxhiu: Mjekët dhe profesorët do ta deklarojnë pasurinë gjithashtu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke folur për Ligjin për konfiskim të pasurisë, ka paralajmëruar se mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë do ta deklarojnë pasurinë.

“Janë profesione të ndjeshme, pra mund të korruptohen.

Mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë pritet t’i bashkangjiten konfiskimit, respektivisht deklarimit të pasurisë.

Por, duhet ta keni parasysh, gjithçka do të shkohet sipas rregullave.

Pra i dyshuari fillimisht duhet të hetohet, të dënohet e pastaj t’i konfiskohet pasuria”, tha në Kanal10.