Haziri: Isa Mustafa nuk është i interesuar me marrë pozita shtetërore- ekzekutive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se shefi i partisë së tij nuk është i interesuar të marrë pozita shtetërore- ekzekutive.

Haziri derisa ka thurur lavde për shefin e tij, ka thënë se Mustafa ësgtë lider shembull, dëshon shumë e flet pak.

“Isa Mustafa nuk është i interesuar me marr pozita shtetërore- ekzekutive.

Ai e tregoi veten, ua dha mundësinë Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit.

Isa Mustafa është lider i privilegjuar dhe nuk është i kushtëzuar, nuk është lider që e përdor Albin Kurti”, ka thënë ai në T7- transmeton Indeksonline.

“Është në shpatullat e tij me vendos një emër, një qëndrim, një person që i bën mirë vendit pasi që nuk është pozicion i lehtë”, ka thënë tutje Haziri.