Haziri jep detaje për 20 rastet e reja me Covid-19 në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nga testet e datës 18 qershor, i kanë 20 raste pozitive me Covid-19 , të cilat janë raste kontakti.

“Nesër dhe pasnesër presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit brenda territorit të komunës së Gjilanit”.

“Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat.

Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distancimin social”.

“Ju lutem, përshtatuni masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen.

Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë.

Por, nuk guxon me na mund”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.