Haziri ngushëllon familjarët e 44 vjeçarit që ndërroi jetë nga koronavirusi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të 44 vjeçarit i cili ka vdekur sot nga koronavirusi.

Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë që do t’i qëndrojnë pranë familjes për ta përballuar dhembjen.

Postimi i plotë:

#Dita45.

Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit.

I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse.

I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, Malishevës dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Do të jemi pranë familjes për ta përballuar dhembjen.

Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër.

Ai që i thyen rregullat e karantinës dhe që nuk e respekton orarin e daljes, do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

#rriNshpi