Haziri për Veliun: Agimin s’e kanë ndalë as plumbat në trup, e lëre më akuzat e ulëta të militantëve

Nënkrytetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka dalur në krahë bashkëpartiakut të tij, ish-ministrit të Brendshëm Agim Veliut, i cili u shkarkua nga detyra nga kryeministri Kurti.

Haziri në një postim të bërë në Facebook ka thënë se Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e lëre më akuzat e ulëta.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër…

Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…

Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore.

Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.

Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!