Heidi Klum e vetizulouar në rezidencën 10 milionëshe, pret rezultatet e testit për koronavirus

Heidi Klum u vetë-karantinua në rezidencën 10 milionë dollarëshe, ndërsa pret rezultatet e testit për koronavirus.

Klum pret që në çdo moment t’i marrë rezultatet e koronavirusit, teksa është vetizoluar që kur u sëmurë më 7 mars.

46-vjeçarja gjermane aktualisht është duke praktikuar ‘distancën sociale’ brenda rezidencës së saj 9.875 milionë dollaëshe, e vendosur në Bel-Air të Stone Ridge.

Heidi fillimisht e bleu shtëpinë në vitin 2013 nga Emmy.

Të mërkurën, Klum ndau me 17.2 milionë ndjekësit e saj një video të qenit të saj Anton, duke vrapuar në oborrin e shtëpisë.

Rezidenca e Heidit ka gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banjo, palestrën, bodrumin e verës, kuzhinë, e të tjera.

Të hënën, Klum i tha një ndjekëses se do të merrte testet e COVID-19 të enjten, kurse partneri i saj Tom Kaulitz doli negativ.

‘Për të qenë të sigurt, ne po qëndrojmë larg derisa të marrim rezultatet e testeve tona për koronavirus,’ shpjegoi bukuroshja ditë më parë.

Nuk dihet nëse katër fëmijët e Klum janë të prekur nga virusi, por ajo po kujdeset që mos ta rrezikojë dikë.

NBC zyrtarisht mbylli prodhimin në sezonin e tretë të “America’s Got Talent” të shtunën, menjëherë pasi Klum u sëmur. /Lajmi.net/