Helmimi i qytetarëve në Deçan nga uji, shkarkohet Bordi i KRU ‘Hidrodrini’

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka bërë emërimin e anëtarëve të bordeve të drejtorëve për tre ndërmarrje publike.

Ndërsa, është bërë shkarkimi i Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, përcjell Telegrafi.

Sipas arsyetimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, shkarkimi i Bordit është pas helmimit të qytetarëve në Deçan.

Për ndërmarrjen NPH “Ibër Lepenci” është emëruar Hyrmete Mydyti kryesuese e Bordit, ndërsa Avdi Gjonbalaj si anëtar i Bordit.

Në Bord të përkohshëm të KRU “Hidroregjioni Jugor” është emëruar Agron Prekazi, kryesues.

KRU “Bifurkacioni” ka emëruar Shpend Deda, kryesues.

Ndërsa, Bordi KRU “Hidrodrini” është shkarkuar.

“Kërkesa për shkarkimin e këtij Bordi ndodh për arsye ka dështuar ta zbatoj performancën.

Kjo ndërmarrje është e detyruar ta kontrolloj cilësinë e ujit.

Të gjeturat që kanë dalë në pah kanë ndikuar drejtpërdrejt në rënien e besimit të qytetarëve në ndërmarrjen”, tha Bislimi. /Telegrafi/