Hero në Itali, njihuni me kamarierin shqiptar që po ndihmon të prekurit nga Koronavirusi

Një djalosh shqiptar është bërë i njohur në mediat italiane dhe të gjithë po flasin për të.

Albi nga Shqipëria, po jep një ndihmë të çmuar për personat e prekur me Koronavirus në Liguria, Itali.

Ai ka qendruar në shërbim të të moshuarve që jane izoluar në hotel dhe përkushtimi i tij i ka bërë përshtypje kreut të Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti.

Ky i fundit në faqen e tij në Facebook, i ka kushtuar një postim Albit.

“Ky është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios.

Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat.

Mes shumë vullnetarëve, një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve.

Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron.

Sepse ti je njëri prej nesh.

Liguria, ti ke kaq shumë heronj”, shkruan Toti në postim.